Nje faqe irakene qe monitoron krimet e MEK-ut
Mansour Barahui ka 53 vjet jetë nga të cilat: 1 vit rob lufte (Lufta Iran-Irak), 30 vjet në rradhët e Organziatës ish terroriste MEK dhe thuajse 3 muaj njeri i lirë në Tiranë.
Shpërthimi i infektimeve me Covid-19 në rradhët e MEK-save të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Manëz po shqetëson maksimalisht familjarët e tyre në Iran dhe në diasporën iraniane. Rritja me ritme galopante e numrit të të vdekurve dhe të sëmurëve në kamp normalisht, që shërben si sinjal alarmi për të afërmit e këtyre MEK-save të ngratë.
Emri i mirë i Atdheut tim vazhdimisht po merret nëpër gojë në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, që nga agjensitë e ndryshme të Kombeve të Bashkuara e deri te Nisma e Detit të Zi.
Pa u mbushur mirë dhjetë ditë nga protesta anti MEk e banorëve të Manzës, në qytezë vërshuan VIP-at e politikës shqiptare.
Kulti Rajavi i vendosur në Kampin Ashraf në Manëz po përjeton një situatë krize, që ndoshta mund të cojë edhe në shpërbërjen e kësaj organizate ish terroriste. Infektimi masiv me Covid-19 ndër anëtarët e kultit po shkakton pa pushim viktima, duke minuar gjerësisht moralin ekëtyre anëtarëve.
Pas protestës anti MEK të banorëve të Manzës për problemin e grabitjes së truallit të varrezave të qytezës nga Kulti Rajavi, Manza po shndërrohet në një vend pelegrinzhi për VIP-at e politikës shqiptare.
Studiuesi dhe analisti politik iraken Reda Al-Gharabi Al-Qazwini na konfirmoi të hënën që demaskimi i historisë dhe sjelljes së dhunshme të MEK-ut është realisht një goditje e rëndë për këtë organizatë terroriste dhe ekstremiste.
Banorët e Manzës të braktisur nga pushteti lokal (Bashkia Durrës), nga ai qëndror (Policia e Shtetit), madje edhe nga opozita,u detyruan të përdorin të vetmen armë, që u kishte