Policia shqiptare si “Hilfe Polizei” në shërbim të ish terroristes Rajavi

Policia shqiptare si “Hilfe Polizei” në shërbim të ish terroristes Rajavi
2020/10/18 08:10

Mbasditen e së premtes 1 tetor 2020 mësova për një përpjekje të dytë të segmenteve kuislinge të Policisë së Shtetit për të dëbuar z. Ehsan Bidi në mënyrë të kundraligjshme në Greqi. U kujtoj lexuesve që të njejtat segmente policore tentuan ta dëbojnë z. Bidi ilegalisht në Greqi edhe në gusht 2020. Fatmirësisht zhurma në media brenda dhe jashtë Shqipërisë si edhe ndërhyrja e guximshme pranë ministrit Leshaj e deputetit Gjuzi (Kreu i Partisë Konservatore Shqiptare) bëri që të tilla segmente të policisë shqiptare të zbytheshin me turp.

Plaka ish terroriste aktualisht apolide dhe apatride (stateless) Rajavi (iranianët e Manzës)nuk vuri mend nga ky dështim. Ajo urdhëroi hyzmeqarët e saj në Policinë e Shtetit, që të ndalonin përsëri z. Bidi dhe ta dëbonin atë forcërisht dhe ilegalisht në Greqi. Ky veprim haptas i kundërligjshëm i policisë shqiptare dhe qartazi bythëlëpirës ndaj ish terroristes Rajavi nuk është thjesht shkelje e të drejtave të njeriut të z. Bidi, por shumë më tepër se kaq!

 

Së pari: Sot hyzmeqarët me uniformë polici shqiptar të ish terrorists Rajavi ia bëjnë këtë prockë iranianit Bidi, nesër nuk është cudi t’ia bëjnë cdo shqiptari etnik. Oreksi vjen duke ngrënë! Për më shumë, që në poste kyce të policisë shqiptare me bekimin edhe të (fatkeqësisht) “qiraxhinjve” të RIlindja Ridge, ne kemi bij të persekutorëve duarpërgjakur të kohës së komunizmit. Anglezët thonë: Like father like son. Me bekim edhe amerikan të tillë këlyshë vrasësish e torturuesish të kohës së komunizmit sot mund t’u bëjnë gjëmën edhe shqiptarëve, sic po përpiqen me z. Bidi. Personalisht unë duke mbrojtur të drejtat e njeriut të z. Bidi, po mbroj të drejtat e njeriut të cdo shqiptari banues në territorin e “Republikës së Muxhahedinëve të Popullit Shqiptar” të gjeneral Sander Leshajt!

Së dyti: Deportimi “uma-uma” i z. Bidi në Greqi jo nga PKKK e Kapshticës apo edhe nga PKKK e Tri Urave, por nga mali e pylli mund të cojë në incident të rëndë ndërkufitar. Shërbimi sekret grek (EYP-i) sipas kolegëve gazetarë grekë është informuar, që këto ditë (net) nga Shqipëria do kalojë ilegalisht kufirin për në Greqi (sektori  Liqeni Prespë e Vogel deri përballë Llixhave të Sarandoporit) një terrorist iranian (i Sepah-ut/pasdaranëve). Terroristi do jetë i armatosur dhe shumë i rrezikshëm!!!! Imagjinoni tani ushtarët grek të kufirit shumica e tyre gjysëm të trajnuar, që informohen nga CO-ja e tyre se një terrorist iranian i armatosur do tentojë të hyjë për terror në Greqi nga kufirir shqiptar. Të tillë ushtarë, kur më të mirët prëj tyre janë cuar si përforcim në Lumin Evros në kfirin turko-grek, nga frika normalisht që do jenë “trigger happy”. Në rast të një incidenti me armë nuk është problem thjesht i plagosjes apo edhe vrasjes  së z. Bidi, por edhe i një shkëmbimi zjarri midis policëve shqiptarë me uniformë dhe civilë dhe i rojeve kufitare greke. Të dyja palët do jenë të armatosura. Kufitarët grekë thuajse kalamaj me kapterrë të kategorisë së dytë, se ata më të mirët i kanë cuar në Thrakë në kufirin turko-grek, ndërsa policët shqiptarë të patrajnuar, përgjithsisht frikacakë me të fortët dhe të fortë me pendëthyerët e fakirfukarenjtë do përballen me njëri tjetrin. Pasojat?!?!?!? Më mirë mos t’i shkruajmë fare

Së treti: Nëse ndodh një incident i tillë ministri grek i punëve të jashme minimumi do anullojë vizitën e tij të pritshme në Tiranë. Pra do kemi një shpullë diplomatike në surratin e Kryeministrit Edvin, njëkohësisht kryetar i rradhës i OSBE-së! Pra për t’iu servilosur një shtrige të pa Atdhe, apolide dhe apatride si Rajavi i MEK, do t’i krijohen teleshe diplomatike kryeministrit shqiptar.

Së katërti: Në linkun e mëposhtëm kemi provën e pakundërshtueshme se segmente të Policisë së Shtetit në Shqipëri janë shndërruar në një “Hilfe Polizei” sui generis në shërbim të ish terrorists Rajavi shekes së Kultit MEK (iranianët në Manzë). Linku:

https://mek-iran.com/2020/10/14/another-iranian-regime-operative-arrested-in-albania/

 

Titulli i shkrimit në këtë link në anglisht është: “Ehsan Bidi a Secret Agent of Iran’s Ministry of Intelligence (MOIS), Has Been Expelled from Albania and Has Been Deported to Greece (Ehsan Bidi një agjent sekret i Ministrise se Zbulimit (MOIS), u dëbua nga Shqipëria për në Greqi). Ky shkrim ka për autor z. Mohsen Aboutalebi, një iranian, që jeton në Aquila të Italisë me leje të rregullt qëndrimi. Dy kolegë gazetarë italianë sapo më premtuan, që do të përpiqen të intervistojnë z. Aboutalebi për këtë shkrim!

 

 I kërkoj lexuesit, që ta përqëndrojë vëmëndjen te data, kur është publikuar ky shkrim: on October 14, 2020. Kjo datë ka rëndësi të jashtëzakonshme! Z. Bidi u ndalua nga policia shqiptare këtë të shtunë më 17 tetor 2020. Normal lind pyetja si e dinte z. Aboutalebi në datën 14 tetor, që policia shqiptare do ndalonte z. Bidi pas 3 ditësh. Mos vallë z. Aboutalebi është një Nostradamus i shek. XXI ?!?!?!??!?!? Mos vallë MEK-u ka pentruar policinë shqiptare, që merr vesh tre ditë para një ndalim, apo një arrestim, që do kryejë kjo polici??!?!??! Në këtë rast unë si patriot shqiptar pyes: A ka kundërzbulim Shqipëria, kur një plakë ish terroriste e pa Atdhe na depërtoka në rradhët e policisë shqiptare deri në nivele vendimmarrëse?!??! Mos vallë segmente të policisë shqiptare deri në nivel drejtorie dhe antiterroi janë kthyer jo thjesht në bythëlëpirës të ish terroristes Rajavi, por edhe në një “Hilfe Polizei” të Kultit Rajavi??!?!??!?!

 

Për turp të Zotit kjo ish terroriste po përdor kundra defektorëve të ngratë të Kultit Rajavi në Shqipqë, këto segmente kuislinge të policisë shqiptare thuajse njëlloj si nazistët përdornin “ Judische Ghetto Polizei” për të menaxhuar me eficencë getot e cifutëve!!! I kujtoj Gjen. Leshajt dhe Drejtorit Veliu të Policisë së Shtetit se Shqipëria nuk është geto cifutësh e “menaxhuar” nga një tufë ish terroristësh të strehuar për arsye humanitare në Atdheun tim! U kujtoj zotërinjve të mësipërm se përgjithësisht personeli i “Judische Ghetto Polizei” pati një fund të keq dhe të dhimbshëm! Me dashamirësinë maksimale i kujtoj z. Gledis Nano, drejtorit të antiterrorit shqiptar se me këto gafa dhe bëma të njëpasnjëshme ai do ketë një fat të ngjashëm dhe pse jo më të keq se “Shama Grajer” i Getos së Lublinit, ndërsa z.z. Veliu dhe Lleshaj, sepse më ngjajnë gjithnjë e më shumë me kuislingët italianë:  Nicolo Pollari apo se Marco Mancini

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses