Për kultin Rajavi telashet nuk kanë të sosur

Për kultin Rajavi telashet nuk kanë të sosur
2020/11/01 01:11

Kulti Rajavi, që në Shqipëri njihet si iranianët e Manzës kohët e fundit po përjeton një serial telashesh. Ka shenja të qarta që po u vjen fundi privilegjeve absurde, që i ishin akorduar kultit nga segmente kuislinge të politikës dhe administratës shqiptare. Kulti deri dje duke abuzuar me kinse mbështetjen e nja dy ambasadave të huaja në Tiranë, pretendonte dhe shpesh i dilte mbanë të kishte privilegje të ngjashme me evropianët në Perandorinë Otomane në përputhje me Regjimin e Kapitulacioneve të nënshkruara nga Porta e Lartë.

Komandantë  të kultit silleshin me policinë shqiptare të paktën deri në rangun e shefit të komisaritit me arrogancë e mospërfillje. Tipike në këtë aspekt është arroganca dhe agresiviteti , që treguan në gusht 2018 me policët e ngratë të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë (incidenti me z. Mohammadi, babai i Somayeh-së). Rajavi, por edhe komandnantë të tjerë e përdornin Sallën VIP në Aeroportin “Nënë Tereza” (dhe privilegjet, që i akordohen kësaj salle), sikur të ishin personalitete të rangut të lartë, kur faktikisht në Shqipëri janë thjesht persona të strehuar për arsye humanitare dhe kaq! Injorimi i pushtetit lokal dhe cdo enti të pushtetit qendror shqiptar ishte dicka konstante në sjelljen e Kultit në Shqipëri. Personazhe VIP shqiptarë (kryebashkiakë, deputetë, ish ministra e madje edhe ndonjë ministër), kur ftoheshin në aktivitetet e Kultit në Kampin Ashraf 3 (Manzë), shpesh i nënshtroheshin trajtimit degradues me sebep masave antiterror (kontroll trupor me metal detector, zbritja nga makina dhe detyrimi për të hecur në këmbë 200 e ca metra në pikun e vapës etj). 

 

Tipik ishte edhe sjellja në periudhën e “lock-Doën-it), kur makinat e kultit bridhnin sipas qefit dhe nuk i ndalonte asnjë postbllok policie e ushtrie!

 

Fatmirësisht “the good old days” po marrin fund. Institucionet dhe politika shqiptare po ua shkul ca “pupla” nga bishti Rajavi & Co. Po ofroj disa shembuj. Në seancën më të fundit të gjyqit tim kundër të pandehurit Behzad Saffari gjykatësja plot kompetencë ia hodhi poshtë tre kërkesa absurde prej përkëdhelice të avokates së të pandehurit. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur me asnjërën nga 2 gjykatëset, që kishin pasur më parë këtë dosje gjyqësore. Entet publike të furnizimit me ujë, energji elektrike etj. gjithnjë e më pak po i bëjnë lëshime absurde Kultit përsa i përket pagimit Brenda afatit të faturave të furnizmit me rrymë elektrike, me ujë etj. Banorëve të Manzës nuk po u bëhet më presion nga pushteti i Rilindjes t’i shesin me patjetër tokat e veta te Kulti Rajavi. Nga halli MEK, nuk po ble, por po merr me qera toka e ndërtesa afër kampit, me sebepin e masave të sigurisë për tu mbrojtur nga terroristët e Teheranit. Policët shqiptarë janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’u rrinë pronto e gatitu për cdo tekë të Rajavit. Përrallat me spiunë e terroristë iranianë tashmë nuk gëlltiten më aq kollaj si një vit më parë, kur vetë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit lexonte si rrobot komunikatën zyrtare të shtypit mbushur plot me agjentë iranianë, komunikatë e shkruar dhe e përkthyer në shqip në Kampin Ashraf 3 Manzë. Vetë lideres së Kultit Rajavit i ka rënë kredia shumë, që kur u kthye në Aeroportin e Rinasit me bisht në shalë, sepse polica e një vendi të BE-së e kishte kthyer mbrapsht duke ia shpërfillur dokumentin e saj të identifikimit (Titre de Voyage). 

 

Në rradhët e kultit shpërbërja është evidente, aq sa gardhi rrethues i kampit në Manzë më shumë se masë mbrojtëse për të mos hyrë në kamp spiunët e mullahëve shërben për të mbajtur brenda anëtarët e Kultit, që gjithnjë e më shumë në vend të revolucionit ala Rajavi preferojnë të bëjnë një jetë normale në Shqipëri, apo më pleqtë edhe të kthehen në Iran pranë djemve dhe vajzave, pranë nipërve e mbesave të tyre.

 

Ndërsa po shëtisja në Tiranë pashë një plak nja 70 vjec, që mu duk fytyrë e njohur. Mosha kishte bërë të vetën dhe me zor e njoha, që ai ishte një anëtar veteran i Kultit (mbi 40 vjet). Ishte pikërisht personi i pagëzuar si “Cascavel Man”, sepse në foto e video propagandistike të MEK pozonte krenar majë blindit të markës “Cascavel”.  Ky plak i mjerë tashmë e kishte braktisur Kampin Ashraf 3 dhe idealin e lartë të “regime change” për t’i kaluar në paqe e qetësi në Tiranë ditët, që i kanë mbetur . Nuk e di, nëse jeton me paratë, që i dërgojnë të afërmit jashtë Shqipërisë, apo rron me lëmoshën prej rreth 300 USD në muaj të Rajavit, ama jam i sigurtë, që ditë të zeza e presin Kultin Rajavi, kur braktiset edhe nga persona të tillë.  

Kush është “Casacavel Man”?!?!?!?

Plakushi i mjerë ishte komandant artilerie vetëlëvizëse të quajtur “Cascavel”. Njëlloj si mijëra MEK-sa të tjerë si mercenar i Sadam Husejnit sulmoi Atdheun e vet Iranin ditët e fundit të luftës Iran-Irak (Operacioni Mirsad). Pati fat, që ndryshe nga mijëra MEK-sa të tjerë doli gjallë nga Irani dhe u ristrehua në Irakun e Sadam Husejnit. Në v. 1991 si mercenar e qen gjahu i Sadamit rrafshoi me topin kal. 90 mm të “Cascavelit” dhjetra e dhjetra shtëpi, stane, shkolla e qendra mjekësore të kurdëve të rebeluar kundra Sadam Diktatorit pas apelit të Presidentit Bush (i vjetri). Me dhjetra kurdë besohet se janë vrarë nga “Cascavel-i” i tij. Kuptohet shumica prej tyre ishin gra e fëmijë, pleq e plaka. Po si mercenar i Sadam diktatorit, besohet se dhjetra irakenë të kënetave rreth Basrës të quajtur “Shroog” janë shtypur nga rrotat e “Cascavel-it” apo janë vrarë nga plumbat cal. 50 të mitralozit të këtij MEK-si të mjerë. Shkurt puna, kur një njeri i tillë me duart e lyera me gjak deri në bërryl braktis Kultin Rajavi, merret me mend lehtë sesi është gjendja reale në kamp, mes MEK-save të tjerë. Kur një veteran i tillë ia dredh Kultit Rajavi, po të tjerët?!?!?!??!?!?!? Po e lë në cmimin e lexuesit për ta vlerësuar, se përbën rrezik për Shqipërinë, që një veteran i tillë të shëtisë rruigëve të Tiranës, apo jo!

 

Pse po i del boja Kultit në Shqipëri

 

Me Kultin Rajavi në Shqipëri po ndodh pak a shumë ajo, që i ndodh një batakciu të rëndomtë, kur gradualisht rrenave dhe mashtrimeve të tija fillon e u del boja. Disa shembuj: Duke spekulluar me prezencën në manifestimet e Kultit të ndonjë dyzine VIP-ash dhe ish VIP-ash të politikës, gjyqësorit dhe administratës amerikane, Mejremja, shefja e Kultit filloi tu bënte premtime mashtruese pa doganë politikanëve shqiptarë. Fjala bie një kryebashkiaku i premtoi se do ia hiqte emrin nga lista e Departamentit të Shtetit për personat, të cilëve nuk u akordohet vizë hyrëse për në Amerikë. Faktikisht, jo vetëm që nuk ia hoqi emrin nga “Lista e Zeë”, por falë lobimit të Lali Fikut të Tiranës, ndaj kryebashkiakut të mjerë u zbatua edhe masa: “Name and Shame” dmth: Qiti emrin e nxirri bojën, duke e bërë publik faktin se ai ishte familjarisht në këtë listë të zezë amerikane! Një ish presidenti të Shqipërisë iu premtua se Kulti do lobonte që birit të tij bashkë me të dashurën t’u hiqej emri nga Lista e Zeë e personave, që u ndalohet pajisja me vizë amerikane. Rezultati: Nga maji 2019 e deri më sot tetor 2020 djali i ish presidentit nuk ka marrë ende vizë amerikane (SIC!). Me paturpësi ekstreme vetë Sh.T. Ilir Metës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu premtua, që Kulti do lobonte zyrave të “Foggy Bottoms”, që të neutralizonte qëndrimin anti president të “qiraxhinjve” të Kompaundit “Rilindja Ridge”. Ndonëse Presidenti i vendit shkoi në Kampin Ashraf 3 si Perandori Barbarossa në Canossa, ambasada e Madam Ambasadores Kim ende vazhdon të jetë virulente kundra Presidentit të Republikës. Batakcinjtë e Kultit Rajavi, kanë filluar të “korrin” në Shqipëri, atë c’ka “mbollën”! Kam shumë besim, që ky dimër do jetë dimri i vetmisë së madhe për Kultin Rajavi në Shqipëri. Fatkeqësisht Atdheu im Shqipëria do vazhdojë të funksionojë si kosh plehrash për MEK-sat, që dëbohen (largohen me vullnet të lirë) nga vende të BE-së si psh Franca apo Gjermani, ku zyrat e Kultit po boshatisen për ditë!!!!

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses