Parlamenti Iranian apelon vendet evropiane zero përkrahje për MEK-un

Parlamenti Iranian apelon vendet evropiane zero përkrahje për MEK-un
2020/11/30 05:11

Këtë të enjte Parlamenti Iranian u bëri thirrje vendeve evropiane , që të mos e përkrahin më Organizatën terroriste MEK, duke vënë theksin në faktin se kjo organizatë terroriste po shënjestron sigurinë kombëtare të Iranit.

Agjencia e lajmeve e Parlamentit të Iranit tha që të tilla deklarata u bënë nga Muhammad Hassan Asfari, kryetari i Grupit të miqësisë të Iranit me Hungarinë, ndërsa ai priti ambasadorin hungarez në Teheran Zoltan Varja Hagonis.

Kryetari i Grupit të miqësisë të Iranit me Hungarinë theksoi nevojën për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve për cështje bilaterale dhe rajonale, sidomos për luftën kundra terrorizmit. Ai theksoi se “Irani dhe Hungaria bëjnë pjesë në dy rajone të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Evropën Lindore. Këto dy rajone janë të ndërvarura dhe bashkëpunimi midis Iranit dhe Hungarisë ka një rol të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe paqes në të tilla zona”. Asfari, që është deputet i Parlamentit Iranian, gjithshtu kritikoi prezencën e anëtarëve të grupit të hipokritëve (MEK-ut) në Evropë, ndërsa këta persona kanë kryer veprime kundra sigurisë kombëtare të Iranit. Ai u bëri thirrje vendeve evropianë, që mos ta mbështesin më këtë grup.

Nga ana e tij ambasadori hungarez Zoltan Varja Hagonis tha: “ Ne e kemi prioritet vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon si edhe luftën kundra grupeve terroriste dhe ekstremiste.Në këtë drejtim ne e mirëpresim zgjerimin e konsultimeve dhe të bashkëpunimit me Iranin.”

Vite me radhë Irani u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të dorëzojnë liderat e Organizatës terroriste MEK, me qëllim që ata t’i nënshtrohen ndjekjes penale për krimet, që ata kanë kryer kundra Iranit që në v. 1979, përfshirë këtu edhe kryerjen e vrasjeve të shkencëtarëve dhe ekspertëve në fushën nukleare, përvec vendosjes së bombave nga MEK-u në rajone të ndryshme të Iranit.

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses