Kundëradmirali Iranian Shamkhani: Vrasja e Fakrizadeh “komplekse”. Fajtorë terroristët e MEK-ut dhe Izraeli

Sekretari i Këshillit Supreme të Sigurisë së Iranit, kundëradmirali Ali Shamkhani that të hënën që shkencëtari bërthamor Monsen Fakrihzadeh u vra gjatë një lloji të ri “operacioni kompleks”. Ai fajësoi për vrasjen entitetin sionist dhe një grup terrorist në mërgim për këtë sulm.
“Operacioni ishte mjaft kompleks me përdorimin e pajisjeve elektronike. Në vendngjarje nuk gjendej askush” tha Shamkhani.
MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian) padyshim që kanë dorë në këtë vrasje së bashku me regjimin sionist dhe Mossad-in, tha Shamkhani duke iu referuar agjencisë izraelite të zbulimit.
“Armiku përdori një metodë komplet të re profesionale dhe të specializuar dhe ia arriti qëllimit.” Shtoi ai pa e saktësuar se cfarë armësh u përdorën.
Shamkhani i bëri këto komente gjatë një video-interviste për televizionin shtetëror dhe Agjensinë e Lajmeve Fars.
Agjensia Fars nga ana e saj pretendoi se sulmi u krye me anë të një mitrolozi të telekomanduar të fiksuar në karrocerinë e një kamioncine të hapur.
Presidenti iranian Rouhani të shtunën kishte akuzuar entitetin sionist se punonte si “mercenar” për SHBA-në duke kryer këtë vrasje.
Fakrizadeh u martirizua të premten duke ndërruar jetë në spital nga plagët e marra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit. Në një komunikatë të saj kjo ministri shpjegonte se sulmuesit shenjëstruan makinën dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me truprojet e shkencëtarit jashtë kryeqytetit iranian.
Raportimet perëndimore dhe izraelite e drejtonin gishtin drejt entitetit sionist, ndërsa citonin burime të ndryshme diplomatike, duke theksuar se ky shkencëtar i portretizuar si “babai” i programit bërthamor të Iranit ka pas qenë shënjestruar nga regjimi izraelit, që prej njëzet vjetësh.
MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi