Z. Kryeministër mos e mbani peng pensionistin iranian Gholam Mirzai

Z. Kryeministër mos e mbani peng pensionistin iranian Gholam Mirzai
2020/12/04 03:12

Ish anëtari i Kultit Rajavi (MEK- iranianët e Manzës) z. Gholam Mirza, tashmë i larguar nga ky kul, ka bërë një kërkesë për tu kthyer në Atdheun e vet, në Iran. Z. Mirza në moshën 62 vjecare ka hequr dorë nga muxhahedinllëku dhe thjesht kërkon që shteti shqiptar ta lejojë, që vitet e mbetura të jetëës së vet t’i kalojë në Iran. Ai i mobilizuar si ushtar në Artesh (ushtria e rregullt iraniane) u zu rob në luftim e sipër nga trupat e Sadam Husejnit. Kur shkoi në luftë për të mbrojtur Atdheun e vet, z. Mirza la në Iran gruan dhe të birin foshnjë. Tani pas thuajse 40 vitesh ai do të kthehet në gjirin e familjes një orë e më parë.

Qeveria iraniane, ndonëse e konsideron Kultin Rajavi si kult tradhëtarësh, terroristësh, vrasësish, ka dhënë OK-in, që Z. Mirza mund të kthehet në Atdhe pa asnjë pengesë. Ambasada Iraniane në Tiranë zyrtarisht ka shprehur gadishmërinë për ta pajisur z. Mirza me Dokument Udhëtimi për tu kthyer në Iran (për më shumë shikoni faksimilen e dokumentit bashkëngjitur këtij shkrimi.) Kjo ambasadë në këtë rast po mban premtimin e ish ambasadorit iranian në Tiranë Sh.T. Abdolmajid Mozaffari, i cili në takim me kryeministrin Berisha në v. 2013 premtoi se ambasada e tij nuk do t’i refuzojë shërbimet konsullore asnjë iraniani etnik, që kërkon të kthehet në Atdhe. Berisha me tagrin e kryeministrit i premtoi ambasadorit iranian të atëhershëm se asnjë prej tyre (MEK-save) nuk do të pengoheshin nga autoritetet shqiptare të ktheheshin në Iran, nëse e dëshironin dicka të tillë. (për më shumë në 

linkun: https://shqiptarja.com/lajm/ambasadori-i-ri-i-iranit-berish-euml-s-na-br-vjen-keq-q-euml-strehove-muxhahedin-euml-t?r=pop5s

Pengesa e vetme për z. Mirza, që të kthehet në Atdhe është policia shqiptare. Kjo polici me sebepe burokratike sidomos me sebepin e pandemisë së COvid-19 (si edhe për shumë zullume të tjera) e sorrollat z. Mirza dhe nuk e pajis me leje për tu larguar një herë e përgjithmonë nga toka shqiptare.

 Z. Mirza ka shkuar në zyrat përkatëse të Policisë së Shtetit (Drejtoria e emigracionit) përt këtë problem në datat 22 tetor, 30 tetor, 2 nëntor, 5 nëntor, 13 nëntor, 1 dhjetor. Rezultati: sorrollatje dhe mos marrje të lejes në fjalë!

Fatkeqësisht kjo policia shqiptare (oficerë të lartë e madhorë të saj) janë shndërruar në lëpirës të mjerë të cizmeve të një ish terroristeje të pa Atdhe të quajtur Miriam Rajavi. Kjo policia jonë, që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në rastin e Ihsan Bidi-t, një iraniani tjetër, ish MEK-s, tashmë disident i kësaj organizate, sipas urdhërave t ëish terrorists Rajavi, përpiqet me mish e me shpirt ta dëbojë nga Shqipëria. Për ta dëbuar, sepse na qenka terrorist dhe spiun Iranian, kjo policia jonë shkel në mënyrë flagrante një dyzinë ligjesh shqiptare, madje, madje edhe duke rrezikuar me rojet kufitare grekeincident me armë zjarri në rajonin afër PKKK Kapshticë/Kristallopiqi.

Në rastin e z. Mirza po kjo polici shpik lloj lloj sebepesh kuazi ligjore për ta penguar të largohet nga Shqipëria në Iran! Një iranian duhet me patjetër të shkelmohet jashtë Shqipërisë, ndërsa një iranian tjetër duhet mbajtur me patjetër brenda Shqipërisë. Sinqerisht më vjen për të vjellë, kur Policia e Shtetit e Atdheut tim plotëson cdo tekë të ish terroristes Rajavi, pak a shumë njëlloj si një adoleshent, që përpiqet t’i  plotësojë cdo tekë të dashurës së vet(SIC!).  Me të tilla sebepe po përpiqen të mos e lenë z. Mirza të kthehet në Atdheun e vet! Nga autoritetet iraniane Z. Mirza ka leje të udhëtojë nga Tirana në Teheran në cdo ditë që të zgjedhë në hapsirën kohore 20 nëntor-15 dhjetor 2020.

Nëse nuk udhëton brenda kësaj hapsire kohore, ai është i detyruar të aplikojë sërisht pranë autoriteteve iraniane për një tjetër afat kthimi. Z. Mirza ka një leje qëndrimi vetëm 2 mujore (26.11.2020 deri në 26.01.2021). Ish terroristja Rajavi shpreson, që ta vonojë z. Mirza derisa t’i mbarojë afati i lejes së qëndrimit, më pas zarat e mjerë të kësja Rajavi-t në rradhët e policisë shqiptare, do t’ia vonojnë rinovimin e lejes së qëndrimit për të krijuar një sebep kuazi ligjor për të mos e lejuar z. Mirza për të fluturuar drejt Teheranit.

Unë shpresoj që kryeministri Edvin do ndërhyjë dhe nuk do lejojë që policia shqiptare të prozvalet e të shndërrohet në një copë “letër higjenike” në duart e ish terroristes Rajavi. Me ndryshimet thelbësore në skenën ndërkombëtare këtej dhe andej Oqeanit Atlantik, një serviliziëm pa limit ndaj Kultit Rajavi shndërrohet nga “asset” në “liabilitet”!!!!!! Unë sinqerisht besoj që kryeministri Edvin do të ndërhyjë, do të vërë dorë e do të urdhërojë, që vartësit e gjeneral Lleshajt t’i japin fund kësaj maskarade kundra një thuajse pensionist 62 vjecar, një gjynahqar, që ka thuajse 40 vjet, që nuk ka takuar bashkëshorten dhe djalin e vetëm!!!!!! 

Z. Mirza tani në dhjetor ka edhe ditëlindjen, kështu që do ishte e udhes që një ndërhyrje e kryeministrit Edvin ta ndihmonte atë (për arsye humanitare), që të festonte ditëlindjen me gruan e djalin e vet, në Atdheun e vet, në Iran!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

GJERGJI THANASI_ Ekskluzive për Ashraf News

 

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses