Mahdi Abrishamchi anëtari më i ndyrë i MEK-ut

Mahdi Abrishamchi anëtari më i ndyrë i MEK-ut
2020/12/19 03:12

Ashraf News ka kryer një studim për figurën e Mahdi Abrishamchi-it. Ai është një person, që konsiderohet si më i ndyri e më i poshtri i MEK-ut, për shkak të së shkuarës së vet të errët të mbushur me krime, përdhunime të kryera ndaj disa grave anëtare të MEK-ut dhe madje ndaj një zyrtari të të ashtuquajturës NCIR (Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane).

Mahdi Abrischamchi lindi në v. 1947, me origjinë nga Azerbaxhani, por u rrit në Teheran, kryeqyteti i Iranit. Ai u aktivizua në radhët e MEK-ut, që në kohën e sundimit të regjimit të Shahut Muhammad Reza Pahlavi. Abrischamschi është 73 vjec, pra është një vit më i madh sesa Masoud Rajavi, shefi i MEK-ut , i zhdukur ma nam e pa nishan që në vitin 2003.

Ai ka qenë pas martuar me Miriam Rajavi-n, që është udhëheqëse e MEK-ut sot, por Abrishamchi, pasi u bë një nga liderët e organizatës, që pranuan të bëjnë martesa sipas nevojave të organizatës, i dhuroi të shoqen Massoud Rajavi-t, i cili më vonë i akordoi “titullin”: “Vëlla i nderuar”, dicka me të vërtet suprizuese. 

Nga informacionet tona na rezulton se Abrishamchi ka me Miriam Rajavi-n një vjazë, së cilës Miriam Rajavi ia vuri emrin Ashraf.

Burime nga disidentët iranianë, që banojnë në Paris informuan Ashraf News se Abrishamchi është një person i dhunshëm dhe kriminel pa kufi. Po ky burim na informon se Abrishamchi sulmoi seksualisht disa vajza anëtare të MEK-ut, kur ato ishin në Kampin Ashraf në Provincën Dyala, në Irak, para rrëzimit të regjimit të Sadam Husejnit.

Këto burime e përshkruajnë Abrishamschi-n si krahun e djathtë të Massoud Rajavi-t dhe si të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në tërë vendimet e marra nga MEK-u, sepse ai ishte përgjegjës për marëdhëniet e kësaj oprganizate me qeverinë irakene gjatë epokës së Sadam Husejnit.

Mësojmë se ishte pikërisht Abrishamchi, që përhapte në rradhët e organizatës  MEK në Irak idenë që familja është vatra e korrupsionit, dhe që ai madje është shprehur se kur të vimë një ditë në pushtet në Iran ne do të shkatërrojmë komplet themelet e familjes. Po ashtu Abrishamchi ishte personi, që merrte në dorëzim anëtarët e organizatës, që i kundrëviheshin dhe kritikonin politikat e udhëheqjes së MEK-ut.

Pasi në radhët e MEK-ut rreth 27 vjet më parë shpërtheu cështja e divorcit me pahir, pati kontradikta madje edhe në rradhët e zyrtarëve të lartë të MEK-ut, por më së fundit organizata zbatoi planin e Abrishamschi-t, që cilido që ka kundershtime me revolucionin e brendshëm të organizatës dhe refuzon të pranojë lidershipin e Miriam Rajavi-t, transferohej në një zonë karantine të quajtur “Khorsabad” në Kampin Ashraf në Provincën Diala në Irak.

Burimet tona na informojnë se ishte pikërisht Abrishamchi, që u bë shefi i kësaj fushate  represive brenda rradhëve të MEK-ut, fushatë me dajak e me tortura mbi mjaft anëtarë të organizatës. Rreth 10 fëmijë të izoluar në Khorsabad u torturuan për vdekje nga Mahdi Abrishamchi. Kufomat e tyre u varrosën në shkretëtirë në Kampin Ashraf në Irak.

Pasi Mahdi Abrishamchi u divorcua nga Mariam Rajavi, ai u martua me Mina-n, motrën e Musa Khyabani-t. Kur u martuan ata Mina ishte 19 vjece, ndërsa Mahdi Abrishamchi ishte 43 vjec!!!

Burimet nga rradhët e disidentëve na informojnë se  Mahdi Abrishamchi është një tip agresiv dhe mizor. Në 29 tetor 2015 Hussain Abrishamchi, i vëllai I Mahdi Abrishamchi-t u vra nga një sulm me raketa kundra Kampit Liberty (Liria), pranë kryeqytetit iraken Bagdatit.

 

Jalal-Al-Alfi  i Njësisë Monitoruese të Ashraf News.

 

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses