Një tjetër dështim i ish terroristes Rajavi në Shqipëri (dokumentas)

Një tjetër dështim i ish terroristes Rajavi në Shqipëri (dokumentas)
2020/12/24 11:12

Në një shkrim tonin të më parshëm (Linku: https://www.ashraf-news.com/al/4229/) i bënim apel kryeministrit Edvin, që policët e qeverisë së tij të mos ia nxinin jetën një të moshuari iranian duke mos e lejuar të kthehej në Atdheun e vet, më Irani.

Bëhej fjalë për z. Gholam Mirzai, që për mbi 30 vite ka qenë anëtar i Kultit Rajavi, por mbasi anëtarët e këtij kulti u transferuan në Tiranë, ai shfrytëzoi rastin për tu larguar nga kulti. Tashmë disident i MEK-ut, z. Mirzai bën një jetë normale në Tiranë, ndërsa sipas gjithë ligjeve në fuqi shqiptare dhe iraniane përgatiti tërë dokumentacionin e nevojshëm për tu riatdhesuar në Iran.

Kulti Rajavi, ndërsa përpiqet me cdo mjet e mënyrë për ta dëbuar nga Shqipëria disidentin iranian të kultit MEK, z. Ihsan Bidi, në rastin e z. Mirzai përpiqej që mos ta lejonte kthimn e tij në Iran duke përdorur lloj lloj marifetesh të policisë së emigracionit.

Rezultati i zgjedhjeve në Amerikë ka bërë që zyrtarët shqiptarë nga kryeministri te polici te dera e zyrave të policisë në Laprakë (Emigration Police), të fillojnë ta dredhin duke ia varur gjithnjë e më pak tekave e kërkesave sa absurd aq edhe ultimative të ish terroristes Miriam Rajavi.

Pikërisht “winds of change”, që po fryjnë në Uashington si edhe presioni mediatik (rasti i shkrimit tonë në Ashraf News) e detyruan policinë shqiptare të lëshojë pe duke hequr cdo pengesë burokratike, që e mbante me zor në Shqipëri z. Mirzai.

Shkrimin po e shoqërojmë me disa facsimile dokumentash, që provojnë se Kulti Rajavi dështoi në synimin për ta mbajtur në Shqipëri me pahir z. Gholam Mirzai. Theksojmë se Kulti Rajavi i ndruhet shumë faktit, që tashmë anëtarët e kultit, që nuk i kanë lyer duart me gjak, kanë një alternativë: Ata mund të kthehen lirshëm në Atdheun e vet Iranin pa pasur frikë se vriten, burgosen etj.


Deri dje sipas propagandës së komandantëve të MEK-ut, cdo MEK-as, që kthehej në Iran përfundonte ose në burg ose i varur në litar. Për rrjedhojë MEK-sat e thjeshtë, që nuk i kanë lyer duart me gjak, preferonin më mirë “bujkrobër” në Kampin Ashraf 3 në Manëz, sesa në burg ose në varr në Iran.



Tashmë ata të mjerë kanë një alternativë: Të kthehen në Iran pranë të afërmve të tyre dhe atje të jetojnë një jetë normale, në vend që të vazhdojnë jetën sa prej bujkrobi aq edhe prej Donkishoti (lufta me mullinjtë e eres të Teheranit) në Kampin Ashraf 3 në Manëz.



Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses