Muxhahedinët iranianë infektojnë me Covid-19 deputeten Elona Gjebrea

Muxhahedinët iranianë infektojnë me Covid-19 deputeten Elona Gjebrea
2021/01/07 09:01

Korespondenti ynë në Tiranë na njofton se deputetja Elona Gjebrea e partisë së Kryeministrit Rama në muajin dhjetor u infektua me Covid-19. Gjendja e saj shëndetësore u rëndua, madje mushkëritë iu dëmtuan deri në gradën e dytë nga Covid-19. C’është më e keqja deputetja infektoi edhe anëtarë të tjerë të familjes (burrin, vajzat binjake). Fatmirësisht këto ditët e para të janarit deputetja të paktën në pamje të jashtme duket plotësisht e shëruar. Mbetet për tu parë, pas bërjes së tamponit, nëse ajo është shëruar vërtet apo jo.

Zj. Elona qoftë si deputete, qoftë si zv/ministre e brendshme para vitit 2017 ka mbështetur me zell kauzën e Kultit Rajavi në Shqipëri. Ajo ka marrë pjesë në disa mitingje propagandistike të kultit brenda dhe jashtë Shqipërisë, madje në të tilla mitingje ka lexuar pa gabime fjalimet e përgatitura nga departamenti i agjitacion-propagandës i kultit. Zj. Deputetet ka dy “hobby” mbajtjen e kontakteve të afërta me narkotrafikantët (pushimet e përbashkta në Korfuz me narkotrafikantin Moisi Habilaj, aktualisht subjekt i antimafia-s së Katanias -Catania) dhe shoqërimin e afërt dhe të shpeshtë me krerët e Kultit Rajavi!!!!!

Pikërisht kontaktet e shpeshta e të afërta me udhëheqsinë e Kultit Rajavi madje ndoshta edhe duke neglizhuar mjetet mbrojtëse si psh dorezat latex u bënë shkak, që deputetja e nderuar të infektohet me Covid-19. Mjafton ky infektim VIP për të kuptuar sado përafërsisht rrezikun për shëndetin e shqiptarëve, që projekton Kampi Ashraf 3 tashmë i shndërruar në një vatër të rrezikshme infeksioni me Covid-19!

Korespondent i Ashraf News

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses