Covid-19 tjetwr viktimw nw kampin e muxhahedinëve iranianë

Covid-19 tjetwr viktimw nw kampin e muxhahedinëve iranianë
2021/01/12 09:01

Tashmë vdekjet nga infektimi me virusin Covid-19 në Kampin Ashraf 3 Manez, thuajse janë shndërruar në një lajm rutinë. Cdo javë ndodhin 2-3 vdekje në rradhët e Muxhahedinëve të Popullit Iranian. Viktima më e fundit e Covid-19 në kamp është Layla Shams, e cila ishte një komandante e rangut të ulët në rradhët e muxhahedinëe.

 

Në këtë kronikë të vazhdueshme mortore të bën përshtypje, që në gjithë Njësinë Administrative Manëz kanë humbur jetën më pak persona sesa kanë vdekur nga Covid-19 në Kampin Ashraf 3, ndonëse kampi në fjalë maksimalisht mendohet se ka 3 000 MEK-sa, ndërsa Njësia Administrative Manzë ka mbi 12 000 banorë.

 

 Në Manzë kemi minimumi 4 fishin e banorëve krahasuar me numrin e muxhahedinë në kamp, ndërsa në 5 muajt e fundit (10 gusht 2020 deri 10 janar 2021), Manza ka 2 herë më pak viktima nga Covid-19. Një dallim i tillë drastk nuk vjen se banorët e Manzës janë racë superiore me imunitet special anti Covid-19, krahasuar me muxhahedinët. 

 

Thjesht në kamp me siguri absolute shkelen rregullat e distancimit social me pasojë përhapjen shumë më të shpejtë të infeksionit me virusin COvid-19. Në rritjen galopante të numrit të vdekjeve në rradhët e muxhahedinëve ndikon edhe mosha mesatare e lartë e tyre.

 

Fatkeqësisht autoritetet shqiptaremjekësore e jo vetëm, lokale dhe qëndrore nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndërhyrë në kamp dhe për të shpëtuar sa të jetë e mundur jetë muxhahedinësh iranianë. Për autoritetet kompetente shqiptare thjesht kampi dhe muxhahedinët, që vdesin si mizat në vjeshtë nga Covid-1, nuk ekzistojnë fare. Theksoj faktin se edhe këta MEK-sa janë qenie njerëzore dhe si të tilla gëzojnë të drejta njerëzore.

 

Shqipëria është një vend nënshkrues i hershëm i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, kështu që shteti shqiptar ka detyrim ligjor për shkak të kësaj konvente, që të ndërhyjë në kamp për të ndihmuar në pakësimin e rasteve të reja të infektuara si edhe në kurimin e atyre, që tashmë janë prekur nga virusi Covid-19.

GJERGJI THANASI

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses