Anëtari i stafit të Ambasadës Amerikane në shërbim të MEK-ut

Anëtari i stafit të Ambasadës Amerikane në shërbim të MEK-ut
2021/01/14 05:01

Për të arritur qëllimet e veta në Shqipëri dhe sidomos për të neutralizuar cdo rrezistencë të zyrtarëve shqiptartë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të gazetarëve, Kulti Rajavi ka përdoruru shpesh “kartën” amerikane.

 Në mënyrë informale është ngritur legjenda se për cdo gjë, që bëjnë MEK-sat në Shqipëri dhe pas cdo kërkese të tyre drejtuar autoriteteve shqiptare qëndron pesha e pamasë diplomatike amerikane. Faktikisht deri tani nuk është publikuar asnjë dokument të përkrahjes së “Rilindja Ridge” për Kultin Rajavi.

Nuk është publikuar asnjë foto e nuk gjendet asnjë video të takimeve të përfaqësuesve të Kultit me diplomatë amerikanë të akredituar në Tiranë. Me sa duket “Foggy Bottoms” bën kujdes që të mos kompromentohet me takime publike, gjurmë me shkrim foto e video, që dokumentojnë kontakte me Kultin Rajavi. Në rastin e MEK-ut dhe marëdhënieve të kësaj organizate me përfaqësuesit  zyrtarë të Amerikës në Tiranë vlen thënia: “Some pets are kept at home, some others are kept in the yard”. MEK-u  është një “pet”,  që mbahet në “oborr”, pra në Manzë!!!!

Korespondenti i “Ashraf News” në Tiranë arriti të zbulojë, që të paktën në një rast një shtetas shqiptar është njëkohësisht në shërbim të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Kultit Rajavi (departamentit të agjitacion-propagandës të këtij Kulti).

Z. Sokol Beqiraj nënshkruan si autor artikuj të ndryshëm, që botohen në versioninj shqip të një faqeje on line të quajtur “Iran Probe”. Kjo faqe në disa gjuhë shërben si një nga mjetet e propagandës online të Kultit Rajavi dhe NCIR, organizatës ombrellë të Kultit. Në linkun në vazhdim do të gjeni një nga artikujt e nënshkruar nga z. Sokol Beqiraj të publikuar në “Iran Probe”.

Linku: https://iranprobe.com/al/index.php/lajme-dhe-artikuj/artikuj/item/1578-sistemi-sh%C3%ABndetsor-n%C3%AB-iran-%C3%ABsht%C3%AB-n%C3%AB-kolaps-nga-sokol-beqiraj

Apo edhe ky artikulli tjetër në linkun:

https://iranprobe.com/al/index.php/lajme-dhe-artikuj/artikuj/item/1569-shqiptar%C3%ABt-jan%C3%AB-n%C3%AB-mb%C3%ABshtetje-t%C3%AB-popujve-t%C3%AB-shtypur-nga-sokol-beqiraj

Z. Beqiraj në Linkedin e reklamon vetveten si: Language Instructor U.S. Embassy Tirana (Instruktor Gjuhe Ambasada e SHBA-së Tiranë). Sic duket edhe nga screenshot-i, që po publikojmë, nga njera anë z. Beqiraj bën pjesë në stafin shqiptar të Ambasadës Amerikane në Tiranë (Locally recruited staff), nga ana tjetër shkruan artikuj pro Kultit Rajavi në një nga faqet në internet të/afër/pro Kultit Rajavi.

Nuk ka dyshim se diplomatët amerikanë në Tiranë janë në dijeni të këtij roli të dyfishtë dhe public të z. Beqiri. Tolerimi i këtij dypunësimi nga punëdhënësit e ambasadës mbetet e vetmja provë dhe lidhje e hapët, publike midis Kultit Rajavi dhe diplomatëve amerikanë të akredituar në Tiranë. Gjykojmë se është mjaft interesant një ndërveprim sipas parimit të enëve komunikuese ndërmjet “Rilindja Ridge” dhe “Ashraf 3 Camp”.

Korespondenti ynë në Tiranë arriti të dokumentojë këtë “faux pas” të diplomatëve amerikanë në Shqipëri. Besojmë se po të hulumtohet në këtë drejtim, mund të zbulohen të tjera “enë komunikuese” midis diplomatëve amerikanë në Shqipëri dhe Kultit Rajavi. Me sa duket urrejtja ndaj Iranit i bën bashkë diplomatët e nderuar amerikanë dhe një tufë ish terroristësh duarpërgjakur të strehuar afër qytezës së Manzës.

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses