Varre varrezë dhe protestë anti MEK në Manëz

Varre varrezë dhe protestë anti MEK në Manëz
2021/01/15 01:01

Rreth 2 vite më parë në rradhët e organizatës ish terroriste MEK mbretëronte optimizmi për një ndryshim rregjimi brenda pak javëve në Iran. Vëzhgues të kujdesshëm një optimizëm të tillë e barazonin me ëndërra me sy hapur, pra me ëndërra në diell, por MEK-sat besonin se do e rrëzonin “rregjimin e mullhaëve” para përvjetorit të dyzetë të Revolucionit Islamik të Iranit.

Mbas dy vitesh, jo vetëm që nuk kemi “regime change” (ndërrim rregjimi) në Teheran, por Kulti Rajavi është në ditë të zeza. Cdo gjë po u shkon ters, që nga ndryshime radikale në situatën ndërkombëtare, deri te vdekje pa mbarim për shkak të kushteve e rrethanave nxitëse të infektimin me Covid-19 ë Kampin Ashraf 3 në Manëz. Kufomat e viktimave të Coivd-19 janë kthyer në një problem të dorës së parë për Miriam Rajavin kryetaren e kultit. 

Tashmë për to nuk ka më vend as në varrezat e Kasharit (në periferi të Tiranës), ku më parë janë varrosur anëtarë të kultit të vdekur nga infektimi me Covid-19 si edhe për shkaqe të tjera shëndetësore. Për mediat në shqip dhe në gjuhë të huaja nuk është më taboo cështja e kufomave të anëtarëve të kultit dhe problematika e varrreve/varrezave për to!

Zgjidhja për këtë problem është tipike ajo, që ofron ky kult: Shmangie totale ndaj kërkesave të legjislacionit shqiptar për këtë cështje. Mospërfillje dhe qëndrim arrogant në ekstrem ndaj ndjenjave të banorëve të Manzës. Ozurpim toke për të ngritur varreza për Kultin Rajavi në Manëz, ozurpim dhe madje tentativë ndërtimi në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. 

Kuptohet që pushteti lokal në Bashkinë Durrës e ka ngrënë sapunin për djathë duke u besuar përrallëzave të Kultit, se si për cdo veprim tjetër edhe për ozurpimin e tokës ngjitur me varrezat e qytezës së Manzës edhe për tentativën për të ngritur varreza pa leje Kulti Rajavi ka mbështetjen pa kufi të diplomatëve amerikanë në Tiranë. 

Deri në momentin, që po shkruhen këto rradhë, nuk ka asnjë, e përsërisim asnjë dokument me shkrim nga ana e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që të provojë se kjo ambasadë mbështet cdo kërkesë e madje cdo tekë të Kultit Rajavi. E sfidoj Kultin Rajavi botërisht, që të bëjë publike qoftë edhe një dokument të vetëm të Ambasadës Amerikane, në mbështetje të Kultit, në mbështetje të ozurpimit të tokës së banorëve të Manzës nga ky kult!!!!! Deri tani madje nuk janë bërë publike dokumente (kontratë noteriale për shtiblerje parcele toke, dëshmi pronësie të lëshuar nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të paluajtshme Durrës etj), që Kulti e ka në pronësi këtë parcelë toke, që duan ta përdorin për varrezë! 

Reagimi popullor

Banorët e Manzës duke parë zero reagim nga pushteti lokal dhe nga forcat e Policisë së Shtetit u detyrua të përdorë të vetmin mjet, që i mbetet në dispozicion: PROTESTËN! Për më shumë lexuesit mund të ndjekin video, ku banorë të Njësisë Administrative Manzë protesotjnë kundra arrogancës, paligjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë së veprimeve të Kultit Rajavi me tokat e këtyre banorëve. 

Opozita shqiptare në Durrës, ndonëse pretendon tu marrë votat banorëve të Manzës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka zero reagim për hallin, që i ka zënë banorët me këtë veprim tipik “land grab” të kryer nga organizata ish terroriste MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian). Banorët e ngratë pa mbrojtje nga pushteti lokal dhe ai qëndror, për të cilët paguajnë taksa, pa pasur avokatinë e opozitës u detyruan të protestojnë. Ata banorë janë krenarë dhe nuk pranojnë kurrsesi, që në tokat e tyre, në shtëpitë e tyre, në Atdheun e tyre, në Manzën e tyre të shndërrohen në qytetarë të dorës së dytë, me të cilët një tufë ish terroristësh mund të sillen me arrogancë e fodullëk.

Tashmë i doli plotësisht boja hipokrizisë së kultit me qerasje me Coca Cola, me akullore, me dhënie babanesh falas (njëlloj si personazhi kinematografik i Tarzanit i jep majmunit të vet Cita), me dhurim syzesh optike për të moshuarit e Manzës. Tashmë kemi një rast tipik të “land grab” në dëm të banorëve autoktonë të Manzës. Personalisht si njohës i mirë i zonës unë besoj se banorët e Manzës do të jenë mjaft efikas në mbrojtje të tokave të veta. Ata janë njerëz krenarë dhe nuk do pranojnë kurrsesi të trajtohen si hyzmeqarë, si shërbëtorë injorantë në tokat e veta, në shtëpitë e veta nga një ish organizatë terroriste e quajtur MEK. Plaka e ligë, apolide dhe apatride e quajtur Miriam Rajavi, nuk do ta ketë të lehtë t’i nënshtrojë e tua shtypi kokën këtyre banorëve.

 Mjafton që lexuesit të shikojnë me vëmendje tri videot e shkurtra, që shoqërojnë shkrimin dhe do ta kuptojnë se banorët e Manzës edhe të tradhëtuar nga pushteti lokal e qëndror edhe të braktisuar nga opoziata (Partia Demokratike), pjesërisht edhe të injoruar nga disa media shqiptare tashmë të “tredhura” nga Kulti Rajavi, do të arrinë të mbrojnë tokat e veta nga këta “mysafirë” të paftuar, që po përpiqen të shndërrohen në padronë arrogantë e mendjemëdhenj në vatrat e banorëve të Manzës.

U kujtojmë ish terroristëve të MEK-ut që diktatori komunist Alia nën presionin e protestave popullore antikomuniste në 31 gusht 1990 me dekret i lejoi grumbullimet, protesta e demonstratat, ndërsa këta me demek luftëtarë të lirisë të Iranit, duke qenë thjesht të strehuar në Shqipëri me përralla spiunazhi, stabiliteti e gjoja kërcënim sigurie duan tua heqin banorëve të Manzës të drejtën e protestës. Ish terroristja Rajavi kërkon të jetë më e rreptë dhe më anti shqiptare madje edhe se Diktatori Alia, që nga 31 gushti i vitit 1990! Mjer popullii, mjer e drejta e tij e protestës, nëse një ditë këta ish terroristë do arrinë të marrin në duart e tyre frenat e pushtetit në Teheran! Mjer populli i Iranit!!! Mjer!!!!

Reagimi i kultit dhe mediat shqiptare

Një protestë e tillë e zuri gafil kultin. Të tmerruar nga rezistenca e banorëve të Manzës dhe nga jehona e protestës në mediat shqiptare, Kulti doli me deklaratë me rrena tashmë standart: Ky tubim i vogël u provokua dhe u organizua nga disa elementë, që punojnë për regjimin iranian. Cdo kush, që u bëhet pengesë këtyre ish terroistëve të MEK-ut etiketohet si spiun, agjent, shërbëtor, në shërbim të rregjimit të mullahëve. Ka ardhur koha, që këta të huaj, që janë shndërruar në “ciban” plot qelb në trupin e Shqipërisë, thjesht të shporren nga sytë këmbët. Shiko linkun: 

http://www.gazetatema.net/2021/01/14/

Mediat shqiptare sidomos ato të tipit “mainstream” nuk e pasqyruan protestën, ndërsa disa media, që e pasqyruan protestën pas ndërhyrjeve të Kultit Rajavi ngutazi pasqyruan këndvështrimin e Kultit plot me formula bajate të tipit: me elementë pro regjimit iranian e me prekje stabiliteti, me kërcënim sigurie etj. Është i rëndë fakti, që administratori shtetëror i televizionit privat “Ora News” u bind nga argumentet e Kultit Rajavi dhe e hoqi lajmin dhe videon për protestën anti MEK të banorëve të Manzës.

Kur në Shqipëri, ku këta ish terroristë janë “mysafirë”, ata arrijnë tua mbyllin gojën mediave, cfarë do të ndodhë me lirinë e fjalës në Iran, nëse larg qoftë këta ish terroristë një ditë do të uzurpojnë pushtetin në Teheran?!?!??!?

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

 

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses