Banorët e Manzës protestojne varret masive te MEK-ut, muxhahedinët sulmojne manzaket si agjente iranian

Banorët e Manzës protestojne varret masive te MEK-ut, muxhahedinët sulmojne manzaket si agjente iranian
2021/01/16 05:01

Banorët e njësisë administrative të Manzës janë ngritur në protestë para dy ditesh për një pjesë toke, e cila është vazhdim i varresave të zonës dhe qe po u zaptohet nga muxhahedinet iraniane te cilet po vdesin ne mase dhe kane nevoje per varre masive.

Një territor i konsiderueshëm nga këto varreza i ka kaluar në mënyrë të padrejtë xhihadisteve iranianëve të cilët kanë kampin disa metra më tej, duke i detyruar banorët e Manzës të varrosin dy ose më shumë persona në një varr.

“Toka e varrezave tona e lënë prej vitesh për banorët e Manzës, i është shitur Iranianëve që qëndrojnë këtu në kamp, një veprim që nuk është i drejtë dhe ne nuk mund ta pranojmë pasi po detyrohemi të varrosim dy familjarë në një varr.”

Banorët i bëjnë thirrje qeverisë që të merret masë menjëherë për lirimin e tokës dhe sigurimin që ajo të përdoret nga banorët e Manzës pasi së fundmi Muxhahedinët kanë nisur varrosjen e familjarëve të tyre në varrezat e zonës, pavarësisht se atyre u është dhënë një tokë e caktuar për banorët e vet.

Ata shprehen se e kanë ngritur edhe më parë këtë shqetësim, por nuk kanë marrë asnjë përgjigjje dhe në rast se edhe këtë herë do të ndodhë e njejta gjë, ata do të vendosin roje për të mos lejuar askënd të hyjë brenda.

“Do vendosim roje, të rrijë të ruaj ditë e natë. Edhe po na rrahën do na rrahin njëherë po ne nuk lëkundemi. Të ndërhyjë shteti, sepse nuk po kemi çfarë të bëjmë më.”

Ndërkohë duket se problem qëndrojnë dhe ritet fetare që kanë Muxhahedinët për ceremonitë mortore pasi detyrohen të bllokojnë për orë të tëra qarkullimin rrugor dhe aktivitetet e tjera.

Ky lajm i cili eshte botuar ne disa faqe te internetit ka nxitur terbimin e muxhahedineve te cilet kane shantazhuar mediat shqiptare. Media Ora News e Ylli Ndroqit dhe Durresi Lajm i Jonard Prodanit jane trembur nga muxhahedinet dhe kane larguar lajmet qe ata kane botuar me pare per kete pune. Ja linket e lajmeve te fshira nga shantazhi muxhahedin:

https://www.oranews.tv/iranianet-u-marrin-varrezat-banoret-ne-manze-ne-proteste-po-i-varrosim-disa-familjare-ne-nje-varr/

https://durreslajm.al/web-tv/shitja-e-tokes-varrezat-e-iranianeve-banoret-e-manzes-ngrihen-ne-proteste

Ndersa gazeta Shqiptarja e Carlo Bolinos ka botuar nje prononcim te MEK-ut i cili akuzon fshataret e Manzes si njerez te nxitur nga Irani:

https://shqiptarja.com/lajm/protesta-per-varrezen-reagojne-muxhahedinet-banoret-jane-te-nxitur-nga-regjimi-iranian

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses