Protesta e Manzës turbullon ujërat e “kënetës” së MEK-ut

Protesta e Manzës turbullon ujërat e “kënetës” së MEK-ut
2021/01/17 11:01

Banorët e Manzës të braktisur nga pushteti lokal (Bashkia Durrës), nga ai qëndror (Policia e Shtetit), madje edhe nga opozita,u detyruan të përdorin të vetmen armë, që u kishte

mbetur: Protestën!

Protesta e tyre realisht i turbulloi ujërat e “kënetës” së MEK-ut. Fill pas protestës Kulti Rajavi filloi kundërofensivën hem me kulac hem me kërrbac. Me ngut iu mbyll goja mediave shqiptare, që guxuan dhe e pasqyruan protestën, duke hequr nga interneti jo vetëm videot, por edhe tekstet e lajmit për protestën. Po ashtu mediave mercenareshqiptare  iu shpërnda varianti i MEK-ut për protestën, variant plot me agjentë iranianë e me cënim sigurie të Kampit Ashraf 3! Logjikë idiote: siguria e Kampit Ashraf 3 arrihet duke u grabitur tokën e varrezave banorëve të Manzës.Pas kësaj historie me grabitje trualli varrezash, MEK-sat na u shndërruan në “body-snattcher-s” sui generis të shek. XXI.

Kulti Rajavi madje po lobohen pranë policisë shqiptare, që në rast përsëritje të protestës policia të ndërhyjë (me dajak) për të shtypur protestën! Kulti Rajavi kërkon ta shndërrojë Policinë e Shtetit, që paguhet me taksat e shqiptarëve, në një forcë policore mercenare në shërbim të një grupi ish terroriësh apolidë dhe apatridë sic është konkretisht Kulti Rajavi. E tmerrshme, e pakonceptueshme, që policia e një vendi anëtar të NATO-s dhe vendi aspirant për të hyrë në BE, të shndërrohet në një forcë mercenare në shërbim të një organizate ish terroriste!!!

Qershia mbi tortë Zj. Sako kryetarja e Bashkisë Durrës vetëm 3 ditë pas protestës bëri një vizitë në Njësinë Administrative Manëz (pjesë e Bashkisë Durrës). Zj. Kryetare, që është realisht politikane lokale me vlera dhe me aftësi administrative të admirueshme, jo vetëm vizitoi Manzën, por edhe premtoi masivisht një përqëndrim të vëmendjes së Bashkisë dhe të asaj personalisht në hallet, telashet e tërë problematikën e banorëve të Manzës. Kryesisht vizitat e Kryetares Sako u përqëndruan në familjet, shtëpitë e të cilave, u shkatërruan e u bënë të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryetarja i takoi hallexhinjtë e Manzës, një pjesë prëj të cilëvëe ende jetojnë në cadra të dhuruara nga Qeveria Turke. Ajo u premtoi mbështetje dhe përkrahje dhe përqëndrim të vëmendjes së bashkisë mbi hallet e problemet e banorëve të Manzës.

E pyes kryetaren e Bashkisë Durrës a e konsideron ajo hall të banorëve të Manzës grabitjen e tokës së varrezave nga Kulti Rajavi??? Normalisht hallet e të gjallëve kanë prioritet, por edhe nderimi e respektimi i të vdekurve është një aspekt i rëndësishëm i të qenit njeri. Pa dyshim edhe banorët e Manzës janë njerëz, janë Homo Sapiens, kështu që ata nuk meritojnë t’i varrosin të afërmit e tyre nga dy vetë në një varr (në zonën, ku ata banojnë prej 200-250 vjetësh), vetëm e vetëm për të plotësuar tekat e një Kulti ish terroristësh të quajtur MEK!!!

 

 Fundi i fundit nuk është faji i banorëve hallexhinj të Mnazës, që komandantët e Kultit Rajavi duke mos respektuar distancimin social, madje edhe duke shkelur protokollet e mjekimit të personave të infektuar me Covid-19, kanë agravuar infeksionin brenda kampin duke shkaktuar një “lumë” të pandalshëm vdekjesh të MEK-save. Qëndrimi kriminal i Rajavit ndaj vetë anëtarëve të MEK-ut nuk mund të zbutet me varre me mermer të shtrenjtë të ngritura në tokë të grabitur të varrezës komunale të banorëve të Manzës. 

Le tëshpresojmë, që vizita e Kryebashkiakes Sako në Manëz do tu vlejë banorëve të zonës në përpjekjet e tyre për të mbrojtur tokën e varrezës së vet nga një “land grab” makabër i kryer dhelpërisht e plot arrogancë nga Kulti Rajavi.

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses