Studiuesi iraken: Demaskimi i historisë së zezë të MEK-ut është goditje e rëndë për këtë organizatë

Studiuesi iraken: Demaskimi i historisë së zezë të MEK-ut është goditje e rëndë për këtë organizatë
2021/01/19 04:01

Studiuesi dhe analisti politik iraken Reda Al-Gharabi Al-Qazwini na konfirmoi të hënën që demaskimi i historisë dhe sjelljes së dhunshme të MEK-ut është realisht një goditje e rëndë për këtë organizatë terroriste dhe ekstremiste.

Ashraf News citoi Al-Gharabi Al-Qazwini në një intervistë të tij për Televizionin Shtetëror IRNA që: “Duke analizuar historinë dhe sjelljen e dhunshme sektare të këtij grupi dhjetëvjecarët e shkuar deri në ditët tona mund të shërbejë për t’i dhënë një goditje të fortë këtij grupi militant e terrorist” dmth MEK-ut.

Al-Qazëimi theksoi bashkëpunimin e MEK-ut me bandat mafioze, që shesin armë në Ballkan. Ai tha që: “Marëdhëniet e këtij kulti me grupet mafioze shqiptare mund të shndërrohen në një rrezik real për qytetarët shqiptarë dhe për të tërë Ballkanin.”

Ai shtoi që: “Faktikisht grupi i hipokritëve nuk ka një bazë të qartë dhe solide ideologjike, kështu që nga njëra anë udhëheqësit e këtij grupi e fusin MEK-un në spektrin e frocave politike islamike, nga ana tjetër ata manifestojnë shenja dhe mënyra sjelljeje të së majtës politike.” Duke shpjeguar kontradiktat ideologike të MEK-ut ai na kujtoi që: “

Udhëheqësit e këtij grupi një herë e një kohë na paraqiteshin me parulla kundra imperializmit, por pas pak kohe ata regjistruan dhe hapën një zyrë lobimi në zemër të Uashingtonit!!! Nga njera anë ata flasin për demokracinë, por nga ana tjetër ata nuk respektojnë të drejtat bazë të njeriut, madje edhe për vetë anëtarët e organizatës.”
Përsa i përket pretendimit të MEk-ut, që ata kanë hequr dorë nga armët dhe dhuna, ai tha që: “

Pikë së pari ky grup nuk u carmatos vullnetarisht, por armët e rënda iu hoqën forcërisht grupit. Pikë së dyti shkrime për veprime të dhunshme dhe thirrjet për dhunë e për vrasje vazhdojnë të shfaqen në mediat e grupit si edhe në fjalimet e liderëve të këtij grupi.”

Pikërisht për këtë arsye Twitter-i pezulloi llogaritë e grupit dhe të disa organizatave të afërta me grupin si edhe llogaritë e Miriam Rajavi-t për disa javë gjatë muajve të fundit. Bllokimi u krye se dyshohej që këto llogari përdoreshin për të promovuar dhunën dhe terrorizmin.” Ai tha që: “Grupi këto muajt e fundit bën thirrje për të shkatërruar dhe djegur qëndra të enteve qeveritare dhe të shoqatave jo qeveritare. Kjo tregon për natyrën e dhunshme të këtij grupi.”

Qëndrimi me dy faqe i MEK-ut kundrejt mediave

Studiuesi dhe analisti politik iraken duke folur për qëndrimin me dy faqe të organizatës terroriste MEK kundrejt mediave tha që: “ Grupi i hipokritëve (MEK-u) në mediat jo në gjuhën perse nuk bën thirrje për sabotim, vrasje dhe të tjera thirrje për dhunë, me qëllim që surrati negativ dhe i dhunshëm i organizatës të mos të bëhet i njohur në sytë e opinionit publik perëndimor, por ata nxisin dhunën në mediat në gjuhën perse.”

Studiuesi i cështjeve të terrorizmit shtoi se: “ Edhe në hapsirën kibernetike ndodh e njejta gjë e njëjta politikë me dy faqe e këtyre hipokritëve sic ndodhi me mbylljen e llogarisë në Twitter të Miriam Rajavi-t.”

MEKPMOIMKOMujahideenAlbaniaMassoud RajaviMaryam Rajavi
اكتب تعليقك على هذا المحتوى أو المقال
te lutem prit
Mesazhi (komenti) juaj është dërguar me sukses